Albania

Komision hetimor për çështjen “Becchetti”, Rama-opozitës: Po mbroni për politikë një njeri në kërkim

TIRANË, 14 tetor /ATSH/  Kryeministri Edi Rama në përgjigje të akuzave të opozitës se po bie konsumi i energjisë, tha se “si po bie konsumi ku importet pa energjinë janë rritur 87%? Por ku e bazon opozita këtë? Ku i keni shifrat, faktet? Apo është pllaka e gramafonit që rrotullohet që nga viti 2013 po njësoj”.

“Si po bie konsumi, vijoi Rama, kur kursimet e vogla sot në banka janë më lart se ç’kanë qenë ndonjëherë tjetër? E po flas për kursime të njerëzve të zakonshëm. Më pas vjen e thua që Tuneli i Llogorasë është dëm ekonomik. Po në ç’bazë e thua këtë. E ke treguar që me çmimet e rrugëve ke pasur një raport shumë më të shtrembër se me aritmetikën”.

“Ka një ndryshim të madh midis çmimit të kontratës dhe përfundimit të punimeve për kontratat që bënit ju, që arrinin rekorde botërore që një rrugë të kapërcejë më shumë se dyfish të fondit limit. La voce padrone ka ik te foltorja dhe ligji i ri për të shmangur abuzimet e tmerrshme, që janë bërë në të shkuarën gjoja me çmimin më të ulët, ka përcaktuar që çmimi ka vetëm 50% dhe pjesa tjetër janë garancitë e nevojshme që ai që merr të mos e shtojë më”, vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor që të zbardh plotësisht të gjitha veprimet e paligjshme të organit ekzekutiv për çështjen Becchetti, Rama tha se “nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim, nga gjykata përkatëse, madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale sepse sipas gjykatës, bërja publike e të dhënave konfidenciale me qëllim krijimin e panikut dhe dëmtimin e interesave të vendit me një procedurë akoma në proces”.

Sipas Ramës, shteti shqiptar nuk mund të nisë një proces, ku çështja është në shqyrtim në gjykatën ndërkombëtare, ndërsa tha se qeveria nuk ka bërë asnjë pagesë.

“Përtej retorikës, po ju them kaq. Është një proces penal në prokurorinë e Tiranës në gjykim prej disa kohësh ku pritet të dëshmojnë dëshmitarë të cilët prej disa muajsh ka pasur vështirësi të lokalizohet. Ky personi që e keni kthyer në heroin tuja, është në kërkim “Becchetti”. Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë. Ju jeni dhe qytetarë, votues dhe humbës të zgjedhjeve në republikën e Shqipërisë. Nuk është e ndarë, pavarësisht se ju doni të bëni një Republike të re. Në favor të shtetit shqiptar janë dy vendime. Para trupave ndërkombëtare të të gjitha juridiksionit, Republika e Shqipërisë është një juridiksion. Ju doni që ta fusni hallin tuaj në një histori me një të kërkuar të drejtësisë shqiptare” tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ju dezinformoni duke hapur një dokument që është i mbuluar nga konfidencialiteti duke shpikur se; shteti shqiptar ka nisur që të paguaj, kjo është krejtësisht jo e vërtetë. Ju doni një komision që shkel parimet dhe dëmton interesat e Shqipërisë. Po ju kujtoj se konfidencialiteti i këtyre proceseve është detyrues për Shqipërinë”. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi