Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Komisioni Hetimor për 25 prillin, zgjidhen dy përfaqësues për rregulloren

Pesë ditë pas miratimit në Kuvend, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është duke zhvilluar sot mbledhjen e parë.

Pas debateve, në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit janë caktuar dy përfaqësuesit për rregulloren.

Nga ana e opozitës është Ervin Salianji kurse nga ana e mazhorancës është zgjedhur Nasip Naço.

Më 30 shtator, PD dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit, më shumë se një herë,  i kanë quajtur ‘masakër zgjedhore’, duke pretenduar se procesi ka patur shumë parregullsi.

Ndërkohë, me 123 vota pro, Kuvendi miratoi më 14 tetor ngritje e  Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Përbërja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

1.  Enkelejd Alibeaj    Kryetar                  PD
2.  Toni Gogu             Zëvendëskryetar   PS
3. Klotilda Bushka      anëtare                 PS
4. Blerina Gjylameti    anëtare                 PS
5. Aurora Mara           anëtare                  PS
6. Klevis Xhoxhi         anëtar                     PS
7. Nasip Naço            anëtar                     PS
8. Petro Koçi              anëtar                     PS
9. Bardhyl Kollçaku    anëtar                     PS
10.Gazmend Bardhi   anëtar                     PD
11. Oerd Bylykbashi   anëtar                     PD
12. Ferdinand Xhaferraj      anëtar            PD
13. Ervin Salianji         anëtar                     PD
14. Kreshnik Çollaku   anëtar                     PD
15. Petrit Vasili            anëtar                    deputet i pavarur

1. Xhemal Qefalia       anëtar zëvendësues   PS
2. Etjen Xhafaj           anëtar zëvendësues    PS
3. Arbi Agalliu              anëtar zëvendësues    PD
4. Lindita Metaliaj        anëtare zëvendësuese  PD

j.l./ dita

j.l./ dita