Albania

Kriza energjetike, Sun: Mbështetja e qeverisë të synojë shtresat në nevojë, kundër reduktimit të TVSH

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun deklaroi sot se plani i qeverisë në përgjigje të krizës së energjisë elektrike duhet të synojë ata më në nevojë, që do të vuanin më shumë nga rritja e çmimit të energjisë.

“Mbështetja duhet të synojë ata më në nevojë, që do të vuanin më shumë nga rritja. Është kyç ky lloj synimi. Ne nuk këshillojmë subvencione me bazë të gjerë, sepse nuk janë të barabartë. Do të përfitonin nga buxheti ata që konsumojnë më tepër. Ndaj ne kërkojmë mbështetje të synuar, p.sh për familjet me të ardhura të ulëta. Një subvencion i gjerë nuk stimulon ruajtjen e energjisë, por shpërdorimin e saj në një kohë kur kemi kufizime. Duhet targetuar mbështetja”, deklaroi shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Sun gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, në përfundim të konsultimeve të Artikullit IV të marrëveshjes.

Sun foli edhe për propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për artikujt e shportës.

“Ne vazhdojmë si FMN të këshillojmë kundër ndryshimeve të përkohshme në sistemin tatimor. Ndryshimet kanë gërryer bazën tatimore. Synimi e orientimi duhet të jetë mbështetje për ata më në nevojë. Ulja e TVSH-së nuk do të përkthehet në ulje të çmimeve. Do të përfitojnë ata që nuk kanë nevojë për mbështetje fiskale”, deklaroi Sun.

Edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ripërsëriti qëndrimin e saj se ulja e TVSH për artikujt e shportës nuk do të përkthehej në ulje çmimi për konsumatorin.

“Për sa i përket kërkesës së opozitës për reduktimin e TVSH-së për produktet e shportës ndajmë të njëjtin qëndrim me FMN-në“, tha ajo.

Ministrja po ashtu theksoi se në strategjinë afatmesme do të ketë reduktim të përjashtimeve fiskale.

“Jemi duke finalizuar strategjinë afatmesme në të cilën parashikohet reduktimi i përjashtimeve fiskale me synim rritjen e eficienës. TVSH për pjesën më të madhe të bizneseve u reduktua, por nuk u reflektua një reduktim në çmime për produktet dhe shërbimet për konsumatorët”, deklaroi Ibrahimaj.  /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0
Klopp won the 200th match in charge of Liverpool - the fastest in the history of the club
Messi received 4 points from L'Equipe for the match with Marseille, Neymar - 3
Frankie de Jong aggravated an injury to the back of his thigh in the match with Real Madrid. He may miss the games with Rayo and Alaves
Scholes on Pogba: I don't think Manchester United will lose anything if he doesn't play anymore. Paul has caused complete chaos in recent years