Albania

Kuvendi e nis seancën me debate, 360 minuta në dispozicion për të folur, PD: Ju nuk mund të na mbyllni gojën, nuk e përhap opozita virusin

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme me debate mes opozitës dhe kryetares së Kuvendit.

Lindita Nikolla në nisje të seancës u shpreh se seanca e sotme do të jetë 360 minuta, nga të cilat 190 minuta i ka shumica në dispozicion për të folur dhe 113 PD, ndërsa pjesa tjetër e dy grupeve të tjera dhe deputetëve të pavarur.

Kjo ka shkaktuar debate në sallë. PD i ka kërkuar që të ndërpresë seancën dhe të ndryshojë vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve.

Debati në Kuvend:

Alfred Rushaj: Edhe kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullores për kohën e diskutimeve. Rregullorja ka parashikuar të drejtën e cdo deputeti që të flasë 10 minuta, me përjashtim kundër rregullorja përjashton ndryshe, kur kemi kohën e replikës, procedurës, apo diskutimeve të lira. Në të gjitha rastet e tjera deputeti ka të drejtë të flasë 10 minuta. Ajo që është vendosur është në shkelje të hapur. Pika tre e rregullores parashikon vetëm kur çmohet e nevojshme për cështje konkrete koha mund të përcaktohet në Konferencën e Kryetarëve, por kjo është seancë normale dhe cdo deputet të flasë 10 minuta. Ne e kuptojmë që nuk doni të na lini të flisni, por kjo nuk është diçka që duhet dhe mund ta vendosni ju. Ju ftoj që tani, ta shfuqizoni atë vendim dhe ti jepni fjalën cdo deputeti 10 minuta.

Lindita Nikolla: Është një vendimmarrje në tagër të Konferencës së Kryetarëve dhe ne kemi vetëm detyrimin për ta zbatuar.

Gazment Bardhi: Nuk është në kompetencën e Konferencës së Kryetarëve, por nga rregullorja. Ky është i vetmi dokument që rregullon bashkëjetesën tonë në këtë sallë. Ju thoni nuk më intereson rregullorja por cfarë vendimi ka marrë Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve. Ju nuk mund t’i hiqni fjalën cdo deputeti. Ju duhet të ndërprisni seancën dhe të shfuqizoni atë vendim të paligjshëm që keni marrë. Opozitës nuk mund ti mbyllni gojën.

Lindita Nikolla: Jemi në kohë pandemie.

Gazment Bardhi: Po 22 mijë tifozë në stadium?

Lindita Nikolla: Vijojmë me rendin e ditës..

Gazment Bardhi: Kush ju ka thënë ju që po të flasin deputetët e opozitës përhapet virusi dhe po të shkosh në stadium nuk përhapet virusi.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e sotme me një rend dite të ngjeshur, 14 pika, por fokusi ku pritet që të ketë më shumë debat mes shumicës dhe opozitës është te kërkesa e PD-së për ngritjen e tre komisioneve hetimore.

Dy prej komisioneve shumica i ka pranuar, për zgjedhjet e 25 prillit dhe inceneratorët, ndërsa ka kundërshtuar humbjen e gjyqit me Becchettin. Por PD është shprehur e vendosur për të këmbëngulur për ngritjen e komisionit hetimor për Becchettin.

j.l./ dita

Football news:

Lester Duck's striker played in the African wilderness 5 years ago. He was found by a Zambian Galician (half Russian!), Who sold Lunga to the Urals
Ronald Koeman: It is not normal to demand from Barca to reach the 1/4, 1/2 or the Champions League final. There are clubs with 23 players from the national teams
Kick It Out wants to urgently discuss with Newcastle the behavior of fans. They were wearing items similar to Saudi hats
The Spanish government opposed the Super League by sending a letter to the Court of Justice of the European Union
Alexander Mostovoy about esports: This is not a real sport. There is nothing to do: neither run nor jump
Rooney is Interested in the position of head coach of Newcastle
Real Madrid, Atletico and Inter are Interested in the Austrian league's top scorer Adeyemi