TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar ngritjen së Komisioneve Hetimore të propozuar nga opozita, si dhe dekretet e Presidenti për aktin normativ të Këshillit të Ministrave për buxhetin, ligjin për të huajt dhe dekretin për propozimin e kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës.

Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligj “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar. Dekret “Për kthimin “Për të huajt”. Dekret “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”.

Po ashtu, Kuvendi sot do të shqyrtojë Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe Partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.

Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.