Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë”, Basha përshëndet emërimin e imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur emërimin e Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i opozitës thekson se ky është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.

MESAZHI I BASHËS
Emërimi i Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë.
Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë.
Duke shprehur mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer të kryer nga paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i uroj mbarësi Imzot Arjan Dodaj në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri