Albania

Liroi të dënuarit përjetë, vendos GJKKO: Ish-gjyqtarja e Krujës do të përfitojë ulje dënimi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Me pranimin e gjykimit të shkurtuar, do të thotë që gjykata do marrë vendimin me vetëm provat e siguruar deri më tani dhe nuk do të thellohet më tej. Kështu Enkeleda Hoxha përfiton uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.

Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë”.

Gjyqtarja, Enkelejda Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg.

Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e saj më parë, ndërsa tashmë e ka pranuar.

j.l./ dita

Football news:

Junior Marketing manager vacancy in the Creative Studio
Ruediger is in talks with Man City, PSG, Juventus and Tottenham
Manchester United's chaotic pressure failed. And Firmino is the main hero of the defeat from those who are not called Mo Salah
Bergomi about the draw in the Inter - Juventus match: With Lukaku, Inter would have won 3-0
Klopp won the 200th match in charge of Liverpool - the fastest in the history of the club
Messi received 4 points from L'Equipe for the match with Marseille, Neymar - 3
Frankie de Jong aggravated an injury to the back of his thigh in the match with Real Madrid. He may miss the games with Rayo and Alaves