Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Manastirliu takohet me kreun e OBSH: Mbështesim Traktatin e Pandemisë

Gjatë një vizite në Gjenevë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është takuar me drejtorin e përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom.

Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se ky takim vë theksin te mbështetja e traktatit të pandemisë për koordinimin mes shteteve si një strategji për të forcuar arkitekturën e sistemit shëndetësor përballë emergjencave.

“Gjenevë – Takim i rëndësishëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom, për të mbëshetur Traktatin e Pandemisë, si një instrument thelbësor për koordinimin mes shteteve në këtë moment, jo vetëm për përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 por edhe për të forcuar arkitekturën e sistemit shëndetësor për përballimin e emergjencave”, shkruan ministrja.

j.l./ dita