Albania

Maratona e Tiranës, nga 15 tetori do të ndalohet parkimi në këto rrugë të kryeqytetit

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ E diela e 17 tetorit kur do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të jetë edhe një ditë pa makina. Krahas ndalimit të qarkullimit të automjeteve për datat 16 dhe 17 tetor, Bashkia e Tiranës ka nisur njoftimin e drejtuesve të automjeteve për ndalimin e parkimit të automjeteve në rrugët ku do zhvillohet Maratona prej ditës së premte 15 tetor.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë shpërndarë njoftimet tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos parkojnë duke filluar nga data 15 tetor në rrugën e Kavajës” (Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli); rrugën “Ibrahim Rugova”; rrugën “Lekë Dukagjini”; rrugën “Papa Gjon Pali II”; bulevardin “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku); bulevardin “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova); rrugën “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani) si dhe në bulevardin “ Dëshmorët e Kombit”.

Gjithashtu, punonjësit e Bashkisë kanë mbuluar tabelat të cilat lejojnë qëndrimin ose parkimin e automjeteve gjatë këtyre ditëve.

Vendparkimet për shkak të zhvillimit të aktivitetit “Maratona e Tiranës” do të jenë në dispozicion të aktivitetit.

“Nevojitet që të keni lëvizur automjetet tuaja nga rrugët e poshtëshënuara, në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë automjetet me karroatrec”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

• Rruga “ Kavajës”( Seg.Bogdanët- Dedë Gjon Luli)
• Rruga “Ibrahim Rugova”
• Rruga “Lekë Dukagjini”
• Rruga “Papa Gjon Pali II”
• Bulevardi “Gjergj Fishta” (Seg Ibrahim Rugova-Astrit Balluku)
• Bulevardi “Bajram Curri” (Seg Nazi Demi-Ibrahim Rugova)
• Rruga “George W.Bush” (Seg.i Rr.Elbasanit- Abdi Toptani)
• Bulevardi “ Dëshmorët e Kombit”

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pogba on vegan cleats: It's bold and unique. I can't wait to go out on the field in them
Julian Nagelsmann: There is no compulsory vaccination either in Germany or in Bavaria. I am for vaccination
Sulscher on Ronaldo and Salah: I will be on Cristiano's side in any dispute. But now Mohamed is on fire
We have lost team football. We wanted to help Ronaldo succeed. Bonucci and Chiellini - about the disadvantages of playing with Cristiano
Ronaldinho: I didn't think Messi would end up at PSG. With such players, you can strive to win the Champions League
Bruno may miss the match with Liverpool due to injury
Arteta about bullying coaches and Bruce: People are already doubting whether they want to work like this. We have to think