Albania

Martoi 80 çifte, rrëfehet ‘mblesi’ i Mokrës: Më përpara ishte ndryshe shikonin fisin e rrjetin e miqësisë, por tani…

Emisioni “Jeta pa filtër” më autore psikologen, Ervisa Lula, filloi këtë të mërkurë sezonin e ri në televizionin “News24”.  Stafi ka udhëtuar drejt zonës së Mokrës për të sjellë një histori krejtësisht të veçantë, atë të Xhevit Hykos. Ai është afro 80 vjeç , ka punuar gjithë jetën e tij si kovaç dhe mullixhi, por “profesioni” që e bëri të famshëm është ai i mblesit. Ai kujton se që në fillim e kishte  pasion të bashkonte çifte. “E kam nisur me një histori që u prish, me kalimin e kohës më hyri në gjak kjo punë. Më përpara ishte ndryshe shikonin fisin e rrjetin e miqësisë, por tani është bërë më e vështirë, çupat tani ruajnë makinën jo shoferin.

Xheviti tregon gjithashtu se si vepron për të realizuar një bashkim: “Kur dua të futem për një çift në fillim i drejtohem prindit, kur kam një çupë zgjedh djalin në bazë të karakterit, të jetë njeri i mirë, njeri i punës, të jetë i lidhur me familjen, shikoj fisin, ka raste kur janë çik të shkalafitur, i gjej shokun e saja, se nuk shkon një i mirë të marrë një të keq, po unë i gjej afërsisht shokun secilit që të shkojnë mirë. Kur martoj çupa që janë ndarë ndjej gëzim të dyfishtë se çupa te prindi nuk ka rehat, vëllai ka familjen e tij, kunata se ka gjë, ajo lind në shtëpi të huaj dhe shkon në shtëpi të saj, ndaj sa më parë të zërë vendin aq më mirë është: “kur kalojnë nga të 30-tat, pastaj nuk vendosin më çupat”.

Në emision një çift i ri Alfrosi dhe Marsida kanë rrëfyer historinë e tyre se si Xheviti ua bëri ëndrrën realitet. Alfrosi: “Njihesha me vajzën e kisha parë në shkollë, por mentaliteti i vendit, prindërit e saj nuk donin që vajza të vinte në fshat ku banoja unë. Kur Marsida ju tregoi që më donte mua, ata e bënë të pamundur. E donin vajzën ta martonin në qytet. Kur më refuzuan normalisht që nuk u ndjeva mirë dhe pyesja veten se pse nuk më duan mua. Ju drejtova xhevitit i cili më siguroi se do të shkonte në atë familje dhe martesa do të bëhej. Sot jemi të martuar dhe prindër të dy fëmijëve”.

Me kalimin e viteve situata ka  ndryshuar dhe për Xhevitin puna e mblesit është bërë shumë e vështirë: “Tani gënjehen, lidhen që të vegjël në shkollë, gabohen lidhen me telefona, telefoni i prishi, nuk i tregojnë prindit. Licenca ime tani ka rënë shumë. Tani sa fejohen zëre se u martuan që ditën e parë flenë bashkë.”

Për sociologen Entela Binjaku mënyra se si një çift njihet nuk ka ndonjë rëndësi të vecantë ajo thotë se: “Ky moment i fillimit kthehet thjesht në një histori që jua tregojnë pasardhësve, ka plot raste kur fillesat mund të jenë të mbara, qofshin kur ato lidhen me mblesëri qofshin kur lidhen me njohjen reciproke, por cilësia e jetës martesore varet më shumë nga elementë të tjerë dhe jo nga mënyra si janë njohur. Një nga gjërat e mira që shoh në të shkuarën është besimi që shoqëria shqiptare kishte tek  martesa. Tani numri i martesave ka rënë sepse njerëzit besojnë më pak tek ajo, mosbesimi ka ardhur si pasojë e historive të shumta të  martesave të palumtura”.

Football news:

Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!
Lacazette on the goal in the 95th minute: Arsenal showed character. I have to work to get time