TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Në ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për gratë që punojnë në bujqësi. Sipas saj, fuqizimi i grave nxit zhvillimin rural.

Në takimin e zhvilluar në këtë kuadër në bashkëpunim të ngushtë me organizatat anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, Krifca u takua me gra sipërmarrëse nga fshatra të ndryshme të Shqipërisë.

Këtë ditë, ministrja Frida Krifca, e cilësoi si një moment të rëndësishëm, të një angazhimi të përbashkët, me synim rritjen e produktivitetit, transformimin e traditës në zhvillim, forcimin e rolit të gruas në komunitetet rurale si dhe hapjen e mundësive të reja për to në drejtim të financimit dhe mbështetjes.

Sekretarja e Përgjithshme e ARND, Tatjana Dishnica tha se zhvillimi i qëndrueshëm social ekonomik nis nga fuqizimi i grave në zonat rurale

Ndërsa, përfaqësuesi i Un-Woman në Shqipëri, Michele Ribotta u shpreh optimist për potencialin e grave në zonat rurale dhe suksesin që mund të arrijnë ato.

Sipas statistikave zyrtare, janë mbi 28 mijë gra menaxhojnë sot ferma në role drejtuese apo administrative në Shqipëri.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.