TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Qeveria ka rritur fondet në mbështetje të sigurisë ushqimore për konsumatorët.

Projektbuxheti i vitit 2022 adreson një total financimi në vlerën e rreth 2.3 miliardë lekëve, kundrejt buxhetit 2 miliardë lekë që ishte në vitin 2020.

Duke iu referuar shifrave zyrtare në projektbuxhetin për vitin 2022, janë rreth 0.3 miliard lekë më shumë se viti aktual, financim që do të përdoret për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Në total, krahas financimit nga buxheti i shtetit, janë edhe financimet e huaja, që do të adresohen kryesisht për adoptimin e standardeve përkatëse të BE-së.

Në këto vitet e fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe institucionet përgjegjëse kanë rritur maksimalisht kontrollin e tregut në çdo hallkë të zinxhirit të tij duke sjellë standarde në prodhim, magazinim dhe deri tek produkti final që merr konsumatori.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.