Albania

Miratohen normat e trajtimit me ushqim të efektivëve të Forcave të Armatosura

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme me propozimin e ministrit të Mbrojtjes normat e trajtimit me ushqim të efektivëve ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Sipas vendimit, ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura, studentët/kadetët e Forcave të Armatosura dhe kandidatët për ushtarë/detarë trajtohen me racionin bazë të ushqimit, і cili përmban 4 300 kalori, dhe me strukturë ushqimore të përcaktuar.

Personeli ushtarak i strukturave të Forcave të Armatosura, gjatë angazhimeve në operacione e stërvitje të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, përveç racionit bazë të ushqimit, të trajtohet me racion shtesë 500 kalori.

Personeli ushtarak i Forcave të Armatosura, gjatë angazhimeve në operacione, stërvitje të ndryshme të organizuara brenda e jashtë vendit dhe detyra të ndryshme në terren jashtë venddislokimit të përhershëm, si: angazhimeve gjatë pandemive, ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, pjesëmarrje në emergjenca civile etj., të trajtohet me 2.5 litra ujë të pijshëm të paketuar për person në ditë.

Ministri і Mbrojtjes përcakton dhe miraton:  strukturat e Forcave të Armatosura që do të trajtohen me shtesë racioni ushqimor, me 500 kalori për ditë; strukturën e racionit bazë të ushqimit ditor (proteina, yndyra, karbohidrate), në përputhje me kaloritë dhe vlerën financiare; normën e zëvendësimit të artikujve ushqimorë, në përputhje me kaloritë dhe strukturën ushqimore; trajtimin me ushqim të gatuar, pa pagesë, për ushtarakët aktivë, në rast të qëndrimit në repart mbi 8 (tetë) orë, për arsye gatishmërie, shërbimi 24-orësh apo trajnime dhe stërvitje në terren, në operacione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Në këto raste ushtarakët nuk përfitojnë kompensim të ushqimit në vlerë në lekë; njësitë dhe repartet që plotësojnë infrastrukturën e nevojshme për shërbimin e ushqimit me kontraktorë; normat e materialeve dhe të pajisjeve për gatim, ruajtje dhe shpërndarje të shërbimit të ushqimit në Forcat e Armatosura.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi nr.88, datë 28.1.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim të efektivave ushtarakë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohet.

Ngarkohet ministri і Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend
Mane scored the 100th goal in the Premier League. He is the third player in history to reach this mark without a penalty