Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Mjeku antropolog Kabo: Vaksinohuni, dua t’i besoj shkencës

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Mjeku antropolog Prof. Ass. Dr Përparim Kabo i bëri thirrje sot qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi mesazhin e antropologut Përparim Kabo.

Kabo shprehet se vaksinimi është i rëndësishëm dhe se mes hamendjes dhe shkencës, ai beson shkencën.

“E veçanta është që në kushte të rrezikimit të jetës, ti e kupton sa vlerë ka jeta, pse duhet ta duash atë, çfarë duhet të japësh që ta marrësh pas personin, sa e rëndësishme është jeta jote, po sa e rëndësishme është dhe jeta e tjerëve, sa e dhimbshme është që nga kjo jetë të ikin ata, me të cilët ke bashkëjetuar dhe të vriten nga virusi. Njeriu dhe vaksinimi janë në simbiozë, sepse fëmija sa lind, sa del nga fetusi i nënës, vaksinohet. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencën. Ata që thonë të mos vaksinohemi, nuk sjellin argumente shkencorë, sjellin argumente hamendësorë, sepse ata thonë se do ta shikojmë çfarë do të ndodhë pas një viti apo dy, kjo është hamendje. Dua t’i besoj shkencës”, thekson Kabo.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.