Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Moti i keq, OSHEE: Përmirësohet situata në 80% të vendit, problem Dibra dhe Vlora

OSHEE ka dhënë detaje për situatën me energji elektrike në vend, si pasojë e problemeve të ardhura nga përkeqësimi i motit. Në një njoftim shpërndarë për mediat bëhet më dije se situata është përmirësuar në 80% të vendit. Sakaq, vijon të ketë probleme në Dibër dhe Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Moti i keq, shoqëruar me reshje shiu, stuhi ere dhe dëbore, ka sjelle pasoja ne rrjetin elektrik, sidomos gjate natës, duke u gdhire dita e sotme.

Probleme janë shfaqur në zonat rurale, te cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjeta km.

Afro 95 e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e dëborës dhe shpejtësine e erës deri ne 150 km, kanë sjelle defekte në linjat të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Nga raportimi i orës 12:00 rezulton se kemi përmiresim në të gjitha rajonet e vendit, në masën 80% dhe rikuperim të defekteve brenda 2 orësh me normalizmin e motit.

Problem mbeten rajoni i Dibrës ku ne disa zona dëbora arrin 60 cm dhe në Vlorë prej stuhisë më ere të forte, etj.

Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtese dhe bazë materiale.

o.j/dita