SHKUP, 12 tetor /ATSH-MIA/ – Derivatet e naftës nga mesnata do të shtrenjtohen për dy deri në dy denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjisë i Maqedonisë së Veriut.

Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa dizeli 2,65 denarë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 75,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet me një çmim prej 77,5 denarë për litër.

Dizeli nga mesnata do të kushtojë 67,5 denarë.

Mazuti do të shtrenjtohet në 1,630 denarë/kilogrami dhe sipas vendimit të ri të KRRE-së do të kushtojë 42,761 denarë/kilogrami.

Rritja e re e çmimit të derivateve të naftës shpjegohet nga KRRE me rritjen e çmimeve të naftës në bursat botërore në shtatë ditët e fundit. (1 euro baraz 61,6 denarë)/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.