Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Ndryshimi i Kushtetutës nuk është tabu”/ Murati: PD duhet t’i bëjë presion SPAK për të hetuar politikanët. “Foltorja”? Retorikë!

Për kryeredaktorin e “Gazetës Shqiptare” Erl Murati ndryshimi i Kushtetutës nuk është tabu. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Murati tha se lidershipi i PD-së duhet t’i bëjë presion SPAK për të hetuar politikanët dhe shpreson që t’i ketë serioze si propozime.

“Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të ndryshohet sa herë që del përpara një problemi një gripi. Nuk ka asgjë negative që projekte të ndryshme alternative të hidhen për diskutim në Parlament. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është tabu. Propozimet e opozitës kanë zhvendosur vëmendjen nga çështjet e tjera. Ndryshe nga 2018-ta ku kryeministri ka refuzuar propozimin e vettingut, këtë herë ata janë më të hapur për diskutime. Sa i përket reformës teritoriale duhet të njihemi me projektin e PD-së sepse kemi vetëm propozimin. PD e ka lançuar këtë iniciativë për të marrë dakortësinë nga PS. Partia Demokratike duhet ta ketë gati draftin për të 3 amendamentet. Nëse SPAK do të marrë atributet për të ndërprerë karrierën e një politikani do të ngejë pikëpyetje të shumta pasi ajo ka për detyrë të çojë para gjykatës politikanë apo ço person të korruptuar. Ne kemi një ndryshim qëndrimi nga PS e cila thoshte më parë se pengohet puna e SPAK”

Ka dy rrugë që mund t’i ndërpresësh karrierën një politikani, ana politike dhe juridike, Pra me votë dhe me ligj. Duhet ta shohim nëse PD i ka serioze këto propozime. Lidershipi i PD-së duhet t’i bëjë presion SPAK për të hetuar politikanët. Pritshmëritë e PD-së duhet të jenë më të larta. Me këtë PD i jep një alibi SPAK-ut që nuk është punuar deri më tani.

Ndërkohë ai e shikon të vështirë që Berisha t’ia dalë me sukses me Foltoren që tashmë është drejt fundit. Sipas tij nuk ka një ide të tijën dhe mbetet tek retorika politike.

“Berisha nuk ka artikuluar një propozim të qartë. Mbetemi në sfondin e retorikës politike. E gjej të vështirë që Foltorja t’ia dalë. Kemi një lloj ndarje. Si Berisha si Basha e ruajnë njëri-tjetrin. Basha duhet të ndërgjegjësohet dhe nuk mund të bëjë rolin se ka hyrë tani në skenën politike. Kjo përballje do të marrë zgjidhje në fund të dhjetorit”