Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Nga Rama, ministrat deri te kreu i SPAK, kush do të thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Komisioni Hetimor për hetimin e krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të thërrasë për të dëshmuar disa funksionarë publikë.

Ata do të japin sqarime në lidhje me disa pika të përcaktuara nga komisioni i drejtuar nga demokratët.

Lista ka emra nga kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuesin dhe ish-drejtuesin e policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Ardi Veliu e deri te dy gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Kryetari i këtij komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e sotme se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.

zbardhur emrat qe do te thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për 25 prillin.

Emrat që do të thirren për të dëshmuar:

Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Arben Ahmetaj Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Bledar Cuci Ministër i Punëve të Brendshme
Belinda Balluku Ministër i Infrastrukturës/Energjisë
Ogerta Manastirliu Ministër i Shëndetësisë/Mbrojtjes Sociale
Frida Krifca Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Erion Veliaj Kryetar i Bashkisë Tiranë
Emiriana Sako Kryetare e Bashkisë Durrës
Arben Kraja Drejtues i SPAK
Olsian Cela Prokuror i Përgjithshëm
Ardi Veliu Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Gledis Nano Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Artan Lame Drejtor i Përgjithshëm i ASHK
Linda Karcanaj Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI
Shkëlqim Hajdari Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror
Reida Kashta Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimeve Publike
Sokol Zaimi Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
Bledar Doracaj Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile
Albana Kociu Drejtor i Departamentit të Administratës Publike
Adrian Cela Administrator i OSHEE Group
Laert Duraj Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare
Besnik Dervishi Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale