Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Numër i lartë i gjobave për vozitësit që vozisin më shpejtë se e lejuara

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.11.2021) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Me këtë rast janë gjobitur 240 drejtues mjetesh. Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe një mjet ka lëvizur me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Aksionet e intensifikuara të policisë vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.