ROMË, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Tetori është muaji ideal për t’u vaksinuar kundër gripit,  deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) me rastin e Fushatës së Ndërgjegjësimit ndaj Gripit.

Gripi është zakonisht një sëmundje e lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen shpejt, por disa janë në rrezik të lartë të komplikimeve serioze, të cilat ndonjëherë mund të rezultojnë edhe fatale.

”Këta janë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit me shëndet të tjerë probleme, të cilët mund të kenë sëmundje të rëndë nëse infektohen’’, theksoi ECDC.

‘’Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë gjithashtu më të ekspozuar ndaj viruseve të ndryshme, përfshirë gripin, dhe për këtë arsye duhet të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe pacientët e tyre’’, shtoi organizata./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.