Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Pas debateve, PS braktis Komisionin për 25 prillin, PD: E kanë strategji

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur edhe sot pa një vendimmarrje dhe duke mos miratuar asnjë rregullore në bazë të së cilës do të kryhet hetimi për zgjedhjet e 25 prillit, që Opozita i konsideron ‘masakër zgjedhore’ debatet mes dy palëve nisën që për rendin e ditës.

Ishte nënkryetari i Komisionit Toni Gogu ai që tha se rendi i ditës duhet hedhur në votim pasi nuk mund të vendoset nga kryetari Enkelejd Alibeaj. Më pas përplasjet vijuan bë lidhje me personat që janë pjesë e listës që Komisioni Hetimor ka përpiluar për të marrë në pyetje për zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se Edi Rama nuk do t’i shpëtojë thirrjes si dëshmitar përpara komisionit, por përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan që kjo gjë të hidhet në votim.

Toni Gogu tha se çdo vendim duhet hedhur në votim, kurse Bardhi dhe anëtarët e tjerë të OPozitës kundërshtuan.

Gogu tha më tej se Opozita po mban peng komisionin, duke mos hedhur në votim propozimet. Të njëjtën gjë tha se deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti.

Debatet bënë që Partia Socialiste të braktiste Komisionin.

Në një dalje për mediat, kryetari Enkelejd Alibeaj tha se kjo ishte një strategji e maxhorancës për të bojkotuar mbledhjen.

j.l./ dita