Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Përthithja e fondeve të BE-së, kryebashkiaku i Gjirokastrës viziton Qipron

TIRANË, 19 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi po zhvillon një vizitë zyrtare në Qipro ku u takua me kryebashkiakun e Nicosias, Konstantinos Giorkatzis.

Golemi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin mes dy qyteteve, kryesisht në kulturë dhe turizëm.

“Folëm për krijimin e një bashkëpunimi mes dy qyteteve tona, kryesisht në kulturë dhe turizëm. Ata kanë një përvojë të mirë në përthithjen e fondeve për projekte të ndryshme të financuara nga Bashkimi Europian. Kemi çfarë mësojmë prej tyre edhe për qeverisjen lokale dhe implementimin e atyre politikave vendore që rrisin standardet e shërbimit ndaj qytetarëve dhe zhvillojnë ekonominë”, bëri të ditur Golemi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.