Albania

“Po marrim armë dhe pajisje nga Rusia”, Vulin: Serbia nuk do të bashkohet me NATO-n

Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia.

Vrbasmedia shkruan se këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ku tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Ruse, do të bëhen shumë më të forta.

“Por, është absolutisht e sigurt që ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse”, tha ai.

Ai përsëriti se Serbia, nën udhëheqjen e saj aktuale, do të respektojë rreptësisht neutralitetin ushtarak, nuk do të bashkohet me NATO-n dhe nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë.

Për sa kohë që Aleksandar Vuçiç është president i Serbisë dhe përderisa unë jam në strukturat e sigurisë, Serbia nuk do të bëhet anëtare e NATO -s dhe ne do të kujdesemi rreptësisht për ruajtjen e neutralitetit tonë ushtarak”, vuri në dukje ministri.

Ai përsëriti se Serbia nuk do të mbështesë kurrë sanksione kundër Rusisë ose histeri anti-ruse.

Historia ka treguar se çdo rusofobi është edhe serbofobi. Asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të sulmojë Rusinë pa sulmuar Serbinë, ky është rregulli”, tha Vulin.

Ai tha gjithashtu se Serbia dhe Rusia do të zhvillojnë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

j.l./ dita

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him