Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Putini kritikon Perëndimin: Po i mëson fëmijët se mund ta ndryshojnë gjininë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar shtetet perëndimore se po i mëson fëmijët të ndryshojnë gjininë, duke e konsideruar këtë si krim kundër njerëzimit dhe veprim monstruoz.

“Është e tmerrshme kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë”, duke pretenduar se kjo mund të shkatërrojë jetën e një brezi fëmijësh.

Putini është kritikuar vazhdimisht për qasjen e tij ndaj komunitetit LGBT në Rusi, ku martesat e së njëjtës gjini janë të ndaluara. Kushtetuta ruse i lejon vetëm martesat mes gjinive të ndara, dhe se ndalon adoptimin e fëmijëve nga personat trans seksualë.

“Është një moment monstruoz kur fëmijët shtyhen të besojnë që herët se një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë dhe anasjelltas. Ata shtyhen të besojnë se kanë një zgjedhje, të imponuar ndërkohë prindërit janë lënë mënjanë. Dhe një fëmijë detyrohet të marrë një vendim që mund t’i prishë jetën”, ka thënë ai, raporton Dailymail.