Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Qeveria fond për pastrimin e territorit, rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë

Kreu i qeverisë u vendosi ultimatum dhe i paralajmëroi se nëse nuk reagojnë do të shkojë deri aty sa qeveria të marrë administrim e bashkive dhe kryetari të përfundojë në Prokurori.

Ndërkohë pas mbledhjes së sotme, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro njoftoi se qeveria në buxhetin e 2022-it do të caktojë një fond të veçantë për çështjen e pastrimit të mbeturinave në territor me fokus bashkitë e qyteteve bregdetare.

“Në buxhetin e vitit 2022 është mbështetur pastrimi i territorit dhe të mbetjeve me një buxhet që do i japë mundësisë që të ndërhyjë me instrumente për të mbështetur Bashkitë. Fond rerezve për mbetjet që do të ecë paralel me performancën e bashkive, sidomos në bashkitë bregdetare. Ndërhyrje e qeverisë dhe fondi rezervë. Rikualifikim të të gjitha pikat hyrëse në të gjithë Shqipërisë. Prioriteti i bregdetit për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mbetjeve janë kryesore”, tha Kumbaro.

j.l./ dita