Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Ra papritur në tokë, nuk pamë asgjë”, dëshmia e gruas së ish-deputetit që u vra sot në Shkodër

Ishim duke ecur në rrugë kur ra papritur në tokë”. E tronditur pas atentatit, kështu u shpreh gruaja e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili mbrëmjen e sotme ndërroi jetë në spital dy orë pasi u qëllua me plumb në kurriz.

Fakti që u qëllua me silenciator, por edhe nxitimi nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia ka bërë që gruaja e Ujkës dhe vëllai të mos pikasin asgjë në lidhje me autorët.

Nuk pamë asgjë” tha më tej ajo për grupin hetimor që ka nisur punën për të shkuar në gjurmët e autorëve të krimit.

Ende nuk ka një pistë konkrete nga hetuesit. “Probleme nuk kemi pasur me askënd” u shpreh gruaja.

i.b. / dita