Albania

Radishan, Kadastra pranon defektet në matje

Agjencia për Kadastër dhe Patundshmëri pranon defektet dhe problemet e shkaktuara te banorët e Radishanit, të cilët një ditë më parë u ankuan para kamerës sonë për zhvendosje kufijsh në fletëpronësitë e tyre. Në një reagim me shkrim, Kadastra thekson se korrigjimet mund të bëhet nga vetë qytetarët, duke paraqitur kërkesa individuale pranë zyrave të saj, duke shfrytëzuar nenet 2011 dhe 2012 të Ligjit për Kadastër dhe Patundshmëri.

Kadastra

“Nëse pjesa e tokës së përbashkët në pronësi, në të cilën përfshihen fqinjët, nuk tejkalon 5% nga sipërfaqja e të gjithë parcelës, e cila del si rezultat i teknikave të ndryshme të filmimit dhe matjes, fshihet nga fletëpronësia, me forcën e ligjit ose me kërkesë të palës. Por në qoftë se kjo pjesë e përbashkët në pronësi e tejkalon 5% e sipërfaqes së përgjithshme të parcelës, përditësimi i të dhënave kryhet me paraqitje të palës, ndaj të cilës dorëzohen edhe deklarata për pajtueshmëri, të dhëna nga bartësit e të drejtave të shkruara në pjesët ideale, ose nga trashëguesi ligjor i të ndjerit që e ka poseduar juridikisht, të verifikuara tek noteri”.

 Nga Kadastra thonë se gabimet nuk mund të përgjithësohen, por duhet të trajtohen në mënyrë individuale për t’u kapërcyer. Megjithatë, nga deklaratat e djeshme për ALSAT, banorët thoshin se kishin paraqitur ankesa pranë Kadastrës, dhe se nuk kanë marrë përgjigje konkrete. Sipas banorëve, trojet e tyre janë zhvendosur deri në dy metra mes fqinjëve. Në mungesë të përgjigjeve konkrete nga Kadastra dhe gjetjes së zgjidhjeve, banorët pranuan se në një rast, kishin pasur edhe konflikt fizik.

Mefail Ismaili

Football news:

Manchester United believe that Conte is the best option available to replace Sulscher
Henri about Messi at PSG: This is Mbappe's team, they are looking for him with a pass. Now there can be only one conductor
Pedri will miss at least 3 more weeks due to injury. He can return after a break for the national team matches
Zidane will not lead Manchester United, even if he receives an offer. He wants to take a break from work
Barcelona and Boca Juniors will hold a match in honor of Maradona on December 14 in Riyadh
Messi leads the ranking of contenders for the Golden Ball according to version {0} . Lewandowski - 2nd, Benzema - 5th, Ronaldo - 9th
Some Manchester United players do not believe that Sulscher's staff will cope with the crisis and improve the club's position in the Premier League