TIRANË, 10 tetor/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka uruar me rastin e ditëlindjes trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edi Reja.

“RESPEKT. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te”, shprehet Rama në mesazhin e urimit krahas një video nga ku ekipi i kombëtares e ka surprizuar trajnerin

Reja në 76 vjetorin e tij të lindjes.

Me fishekzjarrë, muzikë dhe tortën me flamurin kuq e zi, ekipi e ka uruar trajnerin Reja duke kënduar “Shumë urime për ty“ në gjuhën italiane pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë në Budapest.

Edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi me rastin e ditëlindjes së 76-të trajnerin e kombëtares shqiptare të Futbollit, Eduardo Reja.

Përmes një videoje, Balla uroi trajnerin Reja pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë, ku Shqipëria falë golit të shënuar nga Broja arriti të siguronte 3 pikë mjaft të vlefshme, duke vijuar ëndrrën drejt kampionatit botëror të Katarit.

“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, tha  Balla në videon e urimit./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.