Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Rama: “Open Balkan” është e ardhmja, bashkimi i shqiptarëve nuk bëhet me avazin e vjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se ideja e “Open Ballkan” është e ardhmja dhe se bashkimi i shqiptarëve ndodh vetëm me mjete të së ardhmes dhe jo me “avazin e vjetër”.

Kështu i është përgjigjur kreu i Qeverisë shqiptare një komentuesi në profilin e tij zyrtar, i cili i ka thënë Ramës se nuk pajtohet vetëm në një pikë, atë të idesë për “Open Ballkan”.

“Jetë të gjatë o kryeministër me të gjitha politikat e tua pajtohem përveç një (Jo Open Balkan). Shqiptarët kanë nevojë për bashkim kështu qe serbët nuk i duam as në Det e as në territorin tonë”, ka shkruar komentuesi.

Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë se të gjithë ata që kthejnë akrepat e orës mbrapsht e gënjejnë veten.

“Ora e historisë shkon përpara dhe kush ia tërheq akrepat mbrapsht thjesht gënjen veten. Open Balkan është e ardhmja dhe bashkimi i shqiptarëve bëhet me mjetet e të ardhmes, jo me avazin e vjetër të se shkuarës.

Sa për detin, duhet të jemi shumë të qetë, se detin që na e ka dhënë Zoti nuk na e merr dot askush, por duhet të jemi edhe të mençur që edhe nga deti të krijojmë më shumë ekonomi e mirëqenie”, iu përgjigj Edi Rama.

j.l./ dita