TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Qytetarë të shumtë nga Kosova vizituan sot qytetin e Vlorës, me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ndau momente nga takimi me disa vajza dhe gra nga Kosova, të cilat ishin të pranishme në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shprehet Rama.

Shqiptarët anembanë botës festojnë sot 109 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.