Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Raporti vjetor i Komisionit Europian/ Mblidhet nesër Këshilli Kombëtar i Integrimit, i pranishëm edhe ambasadori Soreca (Anxhenda)

Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i  Integrimit Europian i drejtuar nga  nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku dhe Taulant Balla.

Pjesë e tij do të jetë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca i cili do të bëjë prezantimin e raportit vjetor të Komisionit Europain.

Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe  Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaccka dhe kryenegociatori Zef Maci të cilët do të rendisin hapat për  ndjekjen e rekomandimeve të raportit të BE-së.