Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Reshje bore në Gramsh, në dy fshatra trashësia shkon në 30 cm, qarkullimi vetëm me zinxhirë

Reshjet e shiut dhe të dëborës që përfshin territorin e Shqipërisë 24 orët e fundit kanë krijuar problematika në disa akse rrugore.

Në rrethin e Gramshit dy fshatra të dy njësive administrative janë mbuluar nga dëbora ku trashësia arrin deri në 30 cm. Për të udhëtuar drejt fshatit Rovje në njësinë administrative Kukur, në fshatin Grabova A të njësisë administrative Lenie, drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të përdorin zinxhirë.

Aktualisht nuk ka raportime për fshatra të izoluar e ndërprerje të energjisë elektrike.