TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/ Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj deklaroi sot në Kuvend se shkollat e rindërtuar pas shembjes nga tërmeti duhet t’i vizitojë edhe SPAK.

Pas interpelancës me ministrin Ahmetaj, Xhaferraj tha se, “ne shkollat shkojmë i vizitojmë bashkë, por mos harroni se shkollat duhet ti vizitojë dhe SPAK-u. Keni pasur për të ndërtuar 13 shkolla në bilancin e parë të tërmetit dhe i çuar në 29, babëzia për të përfituar edhe nga fatkeqësia. Ku do ta vizitojmë shkollën “Naim Frashëri”. Do vizitojmë shkollën apo ndonjë kompleks pallatesh që do të bëni aty. Ne jemi krenarë të shkojmë të vizitojmë shkollë “Naim Frashëri”.

Xhaferraj shtoi se “unë do ju lutesha, tërmeti e them dhe e rithem, ju vuri një etiketë plus, ju shpalli të aftë të babëzitur edhe për të fituar nga fatkeqësia”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.