Albania

Sekuestrohet mjeti lundrues 11 m i gjatë në Vlorë, do të përdorej për trafikim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi dyshohet se fshihte një mjet lundrues, me qëllim trafikimin e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi A. M., si dhe është sekuestruar mjeti lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, se në një magazinë, pranë “Pylli të Sodës”, ndodhej një mjet lundrues, i cili mund të përdorej për trafikim, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Football news:

Coach Angera about 1:2 with PSG: I support VAR, he corrects 70-80% of mistakes. But it's bad when you're in these 20%
Real Madrid is ready to pay Pogba 14 million euros a year, Manchester United - 20 million. The midfielder can leave the English club in the summer for free
Pochettino on 2:1 with Angers: Mbappe decides the outcome when PSG needs it
And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts