NJU JORK, 10 tetor /ATSH-ANSA/ – Probleme të reja teknike për Facebook dhe platformat e tjera të tij Instagram dhe WhatsApp, njoftoi kompania duke raportuar se “disa persona dhe biznese kanë vështirësi në qasjen në produktet e Facebook”.

“Ne po punojmë që të kthehemi në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”, shpjegon kompania.

Facebook dhe platformat e tij, Instagram, WhatsApp dhe Messenger ishin globalisht jashtë shërbimit edhe pasditen e 4 tetorit.

Këto aplikacione njoftuan se kishin marrë më shumë se 20 000 raportime incidentesh nga përdoruesit, që nuk kishin qenë në gjendje të lidheshin.

Ekspertët e sigurisë thanë më vonë se ndërprerja ishte shkaktuar nga një gabim në konfigurim, që i ka bërë të padisponueshëm drejtimet për në serverët e Facebook./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.