Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shahpaska: Në vitin 2022, 5500 raste të reja sociale për shkak të pandemisë

Numri i rasteve sociale, përkatësisht përfituesve të ndihmës minimale të garantuar, pritet të rritet vitin e ardhshëm për 5500 raste të tjera për shkak të pandemisë, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në një konferencë për media.

Shahpaska sot e prezantoi Projektbuxhetin Civil të Ministrisë së linjës për vitin 2022, i cili arrin në 50,6 miliardë denarë. Pandemia deri më tani ka ndikuar, duke rritur numrin e rasteve sociale, tha ajo.

“Mjetet e parapara për transfere sociale në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale janë paraparë në 11,6 miliardë denarë. Këtë vit për shkak të pandemisë kemi pasur hyrjen e 8.5 mijë familjeve në sistemin e mbrojtjes sociale. Nga 27,000 familje para pandemisë vitin e kaluar, deri në fund të vitit në sistem kanë hyrë edhe 8,5 mijë familje të tjera, kështu që për momentin kemi 35,500 familje që përdorin ndihmën minimale të garantuar”, tha Shahpaska.