Albania

SHBA – EIA: Fatura më të larta për ngrohjen e shtëpive këtë dimër

NJU-JORK, 13 tetor /ATSH/ – Konsumatorët amerikanë do të shpenzojnë më shumë për të ngrohur shtëpitë e tyre këtë dimër (tetor -mars), sesa vitin e kaluar, për shkak të çmimeve më të larta të produkteve të energjisë, parashikoi sot Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA), sipas CNN.

“Familjet që përdorin propan dhe naftë për ngrohje ka të ngjarë të shpenzojnë shumë më tepër se vitin e kaluar”, tha EIA.

Vitin e kaluar, shumë çmime të energjisë arritën në nivelet më të ulëta shumëvjeçare për shkak të shkatërrimit të kërkesës nga pandemia e COVID-19.

Çmimi me shumicë i gazit natyror, karburanti më i përdorur për ngrohje në SHBA, ishte mesatarisht vetëm 2,11 dollarë për mijë metra kub në vitin 2020, më i ulëti në 25 vjet.

“Arsyeja kryesore pse çmimet me shumicë të gazit natyror, naftës bruto dhe produkteve të naftës janë rritur është se kërkesa për karburant është rritur nga nivelet më të ulëta të fundit më shpejt se furnizimi, pjesërisht për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë”, shpjegoi EIA.

Në varësi të vendit ku jetojnë, EIA tha se kostot shtëpiake të banorëve do të rriten në rreth 11-14 dollarë për mijë metër kub për gazin natyror, rreth 2,50-3,50 dollarë për gallon për propanin dhe pothuajse  3,50 për gallon për naftën për ngrohje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches