Albania

SHBA – Sërish përshpejtim i rritjes së çmimeve të konsumit

UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Rritja e çmimeve të konsumit u rrit sërish në shtator në SHBA, e nxitur nga çmimet e ushqimit dhe banesave, por edhe nga çmimet e energjisë, që vazhdojnë të rriten.

Në shtator, inflacioni u përshpejtua në 0,4 për qind gjatë një muaji, nga 0,3 për qind në gusht, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI), i publikuar nga Departamenti i Punës dhe ndërsa pritej nga analistët që të ishte i qëndrueshëm.

E krahasuar me shtatorin 2020, çmimet janë rritur me 5,4 për qind, më shumë se rritja prej 5,3 për qind nga viti në vit, e parë në gusht.

“Indekset e ushqimit dhe strehimit u rritën në shtator dhe, së bashku, kontribuan në më shumë se gjysmën e rritjes, gjatë një muaji”, detajoi Departamenti i Punës në njoftimin për shtyp.

Çmimet e energjisë janë rritur 1,3 për qind nga një muaj më parë.

Efekti i variantit Delta, që ngadalësoi rritjen amerikane këtë verë, ndihet në shifra, me çmimet e ushqimit në dyqane të rritura me +1,2 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e biletave të aeroplanit kanë rënë, ashtu si ato të veshjeve, por edhe të makinave të përdorura.

Vështirësitë globale të furnizimit, të cilat kanë shkaktuar vonesa dhe mungesa për muaj, gjithashtu vazhdojnë të rrisin disa çmime, përfshirë ato të makinave të reja dhe orendive shtëpiake.

FMN parashikon një ngadalësim të çmimeve të energjisë “deri në fund të tremujorit të parë” në 2022 dhe, globalisht, sheh një rritje të inflacionit në fund të vitit 2021, para se të stabilizohet nga mesi i vitit të ardhshëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

And to show what a donkey kick is in football? 50 Years ago in England they scored the best goal of the season
Sulscher on Ferguson's words about Ronaldo: We all want to see Cristiano on the pitch because of his uniqueness. But he can't play in every match
Pep on the requirement to stay on top: People judge me not by trophies, but by what will happen tomorrow
Joan Laporta: The Super League is alive, it will replace the Champions League. Juve, Real Madrid and Barcelona continue to win in the courts
Karim Benzema: Clasico remains the best match in football. It doesn't matter which players are playing
In favor of PSG, after the VAR, they awarded a penalty for playing with their hand. Perhaps Icardi had fouled before
Arsenal defender White: I don't watch football. All I want when I come home is not to think about him