Albania

Shqipëri-MV, Fino: Zbatim i përbashkët i projekteve në të ardhmen

TIRANË, 11 tetor/ATSH/  Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020”, propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Në mbledhjen e Komisionit për paraqitjen e projektligjit ishin të pranishëm, Megi Fino zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtme dhe specialistë të kësaj ministrie.

Fino, bëri prezantimin e historikut dhe përmbajtjes së projektligjit duke u ndalur në faktin që miratimi i kësaj marrëveshjeje financiare do të mundësojë zbatimin e përbashkët të projekteve në të ardhmen midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas prioriteteve të përcaktuara në program, duke ju mundësuar në këtë mënyrë aktorëve rajonalë dhe vendorë nga të dyja vendet, të shkëmbejnë jo vetëm njohuritë dhe përvojat, por edhe të prodhojnë rezultate të dukshme dhe një efekt të matshëm për sektorin socio-ekonomik.

Relatori i marrëveshjes për komisionin, Paulin Sterkaj, duke vlerësuar rëndësinë e projektit, theksoi se, qëllimi i këtij projektligji është ratifikimi nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe Komisionit Evropian, për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedonia e Veriut- Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020, me një vlerë prej 1 800 000 euro për të dyja vendet përfshirë dhe bashkëfinancimin kombëtar të dy shteteve.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve te anëtarëve, komisioni miratoi unanimisht, në parim nen për nen dhe në tërësi, marrëveshjen në fjalë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions