TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1 816 580 vaksinime antikovid në gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrën e vaksinimit në total.

Manastirliu tha se vetëm ditën e sotme janë kryer 6 147 vaksinime antikovid.

Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit.

Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.