Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Shtëpia me Gjethe” përkujton At Viktor Volaj, internuar nga diktatura

TIRANË 6 dhjetor /ATSH-I.Vata/ Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot At Viktor Volaj internuar nga diktatura komuniste.

At Viktor Volaj lindi në 6 dhjetor 1910 në Shirokë (Shkodër). Në 10 shtator 1925 hyri në Seminarin Françeskan. Duke filluar prej vitit 1937 e deri në vitin 1946 ishte profesor i gjuhëve klasike, greqisht e latinisht në “Liceum Illyricum”.

Si njohës i mirë i gjuhës shqipe, në vitin 1946 u thirr në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve që do trajtonte çështje të gjuhësisë. Në vitin 1942 komentoi veprën “Lahuta e Malcisë”. Prej vitit 1949 e deri në vitin 1954 u internua në Tepelenë, Lundërz dhe Kamzë.

Pas internimit u kthye për të shërbyer sërish si famullitar në Tiranë dhe në Bizë në vitet 1954-1967. Gjatë kësaj periudhe u mor me studime gjuhësore e historike. Mbasi u mbyllën kishat e deri në vitin 1990 qëndroi pranë të afërmve të tij nën mbikëqyrjen e shtetit komunist.

Vitet e fundit i kaloi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit. Ndërroi jetë në 5 nëntor 1995. Shkrimet e pabotuara të At Viktor Volaj, ruhen në Arkivin e Bibliotekës Françeskane At Gjergj Fishta, Shkodër.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.