Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Shumë ndryshe nga sot, kështu dukej para ndërhyrjeve Violetë Kukaj

Ajo sot është njëra nga këngëtaret më të komentuara.

Këngëtarja Violeta Kukaj ka befasuar të gjithë me dukjen e re në fotot më të fundit që ka publikuar.

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Violeta Kukaj, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Artistja, e cila solli një sërë projektesh të suksesshme ndër vite, duket se ka bërë një pauzë të gjatë në muzikë. Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik në pamje, ajo së fundmi ka bërë që të komentohet tejet shumë për transformimin e saj.

Në disa fotografi që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Kukaj mori reagime e krahasime të shumta për pamjen e re.

Ajo ka befasuar të gjithë dhe kjo vërehet dukshëm në bazë të disa ndërhyrjeve që realizoi në fytyrë.