Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Sistemi elektronik i ankesave, Felaj takim me Hayman

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Implementimi i sistemit elektronik të ankesave lidhur me prokurimet publike ishte në fokus të takimit që zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj zhvilloi me Gavin Hayman, drejtor ekzekutiv i Open Contracting Partnership dhe kryetarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonad Myzyri.

Në këtë takim u diskutua lidhur me nevojën për të qenë të asistuar me ekspertizën më të mirë në fushën e prokurimeve publike, financimit të paligjshëm, pastrimit të parave, rolin e Kuvendit të Shqipërisë për përfitimin e kësaj ekspertize dhe reflektimin e saj në legjislacionin që trajton këto tema.

Felaj falënderoi Hayman për takimin dhe ndihmesën tejet të çmuar në implementimin e sistemit elektronik të ankesave lidhur me prokurimet publike dhe i konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për nismën mbi një projektligj të Open data.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.