Albania

Skema Kombëtare, 70% e fermerëve aplikuan për subvencione në blegtori

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ 70 % e fermerëve në 12 qarqet e vendit aplikuan në Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë 2021, për të përfituar subvencione në blegtori.

Sipas të dhënave mbi bilancin e ecurisë së zbatimit të Skemës Kombëtare, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, 3 062 fermerë janë kualifikuar mbi vijën e financimit, nga mbi 12 mijë aplikantë në total.

Aplikimi më i madh vazhdon të jetë tek masa e blegtorisë, me rreth 70% të aplikimeve, ndjekur nga mbjellja e bimëve aromatiko-mjekësore, zëvendësimi i plastmasës termike për serat, etj.

Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2021 adreson mbështetje financiare të drejtpërdrejtë për blegtorët duke i subvencionuar ata për krerë bagëti.

Këtë vit Skema Kombëtare adreson mbi 65% të fondit të saj në financimin e fermerëve për fermat me jo më pak se 70 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Ndërkohë që një vit më parë, fermerët përfituan subvencion për çdo faturë të shitjes së qumështit te grumbulluesit. Fermerët blegtorë përfituan në total 40 milionë lekë përmes skemës së qumështit me 10 lekë për litër.

9 masa mbështeti Skema Kombëtare e këtij viti. Fondi total për subvencionimin e fermerëve arrin në vlerën 804 milionë lekë. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Do you remember what hell the fans made at the Euro finals? For this, England will play without spectators
Gary Lineker: I don't understand why Lacazette doesn't play anymore. Probably there must be a reason, but I don't see it
Infantino about the World Cup every 2 years: The pros are obvious. When it was decided to hold it once every 4 years, there were 40 teams, and now 211
Arteta on 2-2 with Crystal Palace: Arsenal dominated at the beginning, but lost control of the game
Ben Foster: Being a goalkeeper, you think: Lord, don't let Salah get through. He is one of the best players in the world at the moment
Neville about Manchester United: Ask Sulscher in a personal conversation if he would like to return last year's squad, and he will say yes
Pique organized the Balloon World Cup. It's simple: you can't drop 🎈 on the floor. Although who said just?!