Albania

Strategjia për krizën energjetike, Basha: Borxhi i ri do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët

TIRANË 14 tetor /ATSH-I.Vata/ Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në Kuvend se PD do të bëjë kallëzim penal në SPAK për korrupsionin në sektorin e energjisë.

Basha tha se “pak ditë më parë tellalli i të keqes njohu shqiptarët me një krizë që do të godiste vendin, me pasoja të rëndë për ekonominë dhe jetët e qytetarëve, të ngjashme me ato të tërmetit apo pandemisë”.

“Por, pakkush e besoi. Në vijim të strategjisë së tij, nxori një plan për të zgjidhur këtë krizë, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte borxhi i ri me të cilin do të ngarkojë edhe më shumë qytetarët, edhe më shumë borxhin e lartë publik, një borxh prej 200 milionë eurosh. Dhe kur u përmend kjo shifër e lartë që do të vendoset në dispozicion të OSHEE, si mëlcitë që i varen në qafë ujkut, të gjithë kuptuan se gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbset, dhembi, te paratë që mungonin. Jo për shkak të qytetarëve, që kanë paguar dhe paguajnë qindarkë pas qindarke energjinë e shtrenjtuar, por për shkak të shpartallimit që korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkaktuar në sektorin e energjisë”, tha ai.

Basha tha se, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre.

“Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përdoren politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkutrtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse këmbanat e rritjes së çmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me planifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të  gropos që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tonë”, theksoi Basha.

Kreu i PD-së tha se “një borxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit”.

Gjithashtu, Basha deklaroi se “përtej sektorit energjetik, ajo që po ndodh me ekonominë dhe financat publike është po aq e rëndë dhe pasqyrohet në jetët e përditshme të qytetarëve, të cilët e ndjejnë se si fatura e korrupsionit po pengon zhvillimin e vendit, në qëndrimet e Partisë Demokratike, por edhe në ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që dy ditë më parë e bën rezil modelin ekonomik të kësaj pakice”.

“Nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim.  Sepse përveç borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, një çmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël”, tha kreu i opozitës.

Basha tha se “vetëm midis shtatorit dhe tetorit i kanë krijuar qytetarëve shqiptar një dëm ekonomik prej më shumë se 39 milionë euro”

“Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë keni përzgjedhur kompaninë që ka ofertën më të lartë, 12 milionë euro më shumë. Pse? Për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës keni përzgjedhur ofertat më të larta, 17.4 milionë euro më shumë. Pse? 3 blerje të energjisë me cmimie më të larta se ato të bursës, më shumë se 10 milionë euro. Pse? Sigurisht as unë dhe as qytetarët, nuk e presim përgjigjen nga ju për këto pikëpyejte, sepse në një shtet të kapur nga korrupsioni, përgjigja është e qartë. Kriza për të cilën flisni nuk është për ju, por për qytetarët”, tha Basha.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Jurgen Klopp: Salah is top, who is better than him? There is no need to talk about the dominance of Messi and Ronaldo, but now Mohamed is the best
Gary Lineker: Trent Alexander-Arnold's passes are absolutely epic. He will play a huge role in the progress of the England national team
Salah scored 10 goals and gave 4 assists in 10 matches this season
Koeman on Pedri's contract: I don't set the compensation. It is important to keep the best players in the club
The players of the Danish national team held a pool party at the hotel with the participation of half-naked girls on the eve of the match with Moldova
Mourinho drank whiskey with McGregor in Rome and presented him with a Roma T-shirt with the 10th number. Conor called the coach a legend
Mane scored the 100th goal in the Premier League. He is the third player in history to reach this mark without a penalty