Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Studentët e UT-së festat e nëntorit i shënuan me komunitetin shqiptar në Turqi

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, të cilët ndodhen në Ankara të Turqisë në kuadër të programit Erasmus +, bashkërisht me komunitetin shqiptar në këtë vend dhe qytetarët tjerë nga Kosova dhe Shqipëria, e kanë shënuar festën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë si dhe 10-vjetorin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Edhe pse ky nëntor, studentët Diturim Xheladinin dhe Ardita Asanin i gjeti në Ankara, ata me dëshirën e madhe për të festuar u bënë bashkë në Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara, me shqiptarët e tjerë në Turqi dhe së bashku kremtuan festat e nëntorit e në veçanti atë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Përveç studentëve tanë në shënimin e 109-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të pranishëm ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Turqi shkëlqesia e tij z. Kastriot Robo dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, shkëlqesia e tij z. Ilir Dugolli. Me këtë rast studentët tanë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës përcollën mesazhin – “ngado të bredhësh rrënjët nuk harrohen”.