Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Stuhitë “mbërthejnë” Europën, të paktën 4 viktima në Poloni, shënohen dhe dëme materiale

Kushtet e rënduara atmosferikë dhe stuhitë në Poloni kanë shënuar deri më tani 4 viktima, si dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas mediave polake, të katër viktimat u shënuan në rajonin e Silesisë së Poshtme. Një person humbi jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga ndërsa një punëtor ndërroi jetë si pasojë e shembjes së një muri.

Në qytetin perëndimor polak të Wroclaw, dy persona gjetën vdekjen e menjëhershme pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre.

Transporti hekurudhor u ndërpre në Francë, Gjermani dhe Holandë dhe çatitë e shumë ndërtesave u dëmtuan nga stuhia e fortë.

Në Holandë janë plagosur të paktën katër persona ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Stuhia ka goditur edhe Anglinë jugore me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ku nuk përjashtohet rreziku për përmbytje.

Shpejtësia e erës në Francën Veriore arriti 175 kilometra në orë duke lënë rreth 250,000 shtëpi franceze pa energji elektrike

j.l./ dita