Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

TEHERAN – Irani njofton rikthimin në negociatat bërthamore

TEHERAN, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Data e saktë do të zbulohet vetëm javën e ardhshme, por Irani njoftoi se do të kthehet në tryezën e negociatave bërthamore në Vjenë, pas një ngërçi që zgjati që nga qershori i kaluar, kur ishte në presidencë u zgjodh Ebrahim Raisi.

”Ne kemi gjetur një marrëveshje për të rifilluar negociatat në fund të nëntorit”, ka shkruar në Twitter zëvendësministri i Jashtëm dhe kryenegociatori i Teheranit, Ali Bagheri.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian theksoi se Unioni ”si gjithmonë njofton çdo takim në Vjenë kur është e nevojshme për ta bërë atë. Nuk kemi njoftuar asgjë tani për tani”.

Burimet evropiane shpjegojnë se ”çdo samit mund të shpallet vetëm nëse të gjithë pjesëmarrësit janë të informuar dhe kanë rënë dakord për një datë. Dhe kjo ende nuk ka ndodhur”.

Megjithatë, postimi i kryenegociatorit iranian hap një dritare në klimën e zymtë të marrëdhënieve mes Republikës Islamike dhe Perëndimit që duket se mbretëron që kur Raisi mori qeverinë në Teheran.

Që nga prilli i kaluar, Irani kishte marrë pjesë në negociatat për të rikthyer SHBA-në në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 me Rusinë, Francën, Kina, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Bashkimi Evropian, por bisedimet u ndërprenë në qershor pas zgjedhjes së të re së Raisit.

Marrëveshja e 2015-s kërkon një angazhim nga ana e Iranit të kufizojë pasurimin e uraniumit dhe të lejojë inspektime mbi programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve nga BE dhe SHBA.

Por, në vitin 2018 ish presidenti Donald Trump zgjodhi të tërheqë SHBA dhe të vendosë sërish sanksione ekonomike në Iran, duke argumentuar se ”marrëveshja me Teheranin kishte dështuar”.

Në reagim, Republika Islamike, e udhëhequr nga Hassan Rohani, njoftoi pasurimin e uraniumit, ndërsa ekonomia iraniane u godit rëndë nga sanksionet e Trumpit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.