Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Tirana gati për ‘Maratonën 2021’, në garë 2500 vrapues! Nesër qarkullimi i kufizuar deri në orën 17.00

Edhe pak orë na ndajnë nga Maratona e Tiranës 2021, ku me mijëra qytetar do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Bashkia, në këtë edicion të 5. I konsideruar si eventi më i madh sportiv në qytet, në këtë Maratonë do të marrin pjesë 2500 vrapues nga shumë vende të ndryshme të botës.

Gara e vrapimit do të ndahet në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe We too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi. Kryebashkiaku Veliaj ka njoftuar që në këtë maratonë do të zhvillohen edhe 7 koncerte.

Por, për t’i lënë vendin pistës për garuesit qarkullimi i automjeteve ka nisur të devijohet, ndërsa Policia Bashkiake ka hequr automjetet në rrugët ku nuk do të lejohet qëndrimi i makinave.

Të dielën, kufizimi i qarkullimit të automjeteve nis nga ora 7:00 deri në 17:00. Me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, ndalohet qarkullimi i mjeteve nga sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij eventi në dispozicion janë vënë edhe Policia e Shtetit.

o.j/dita