Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Vaksina antiCOVID-19 e Pfizer 90 për qind efikase te 5-11-vjeçarët

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Vaksina antiCOVID-19 e Pfizer/BioNTech është 90,7 për qind efikase në parandalimin e formave simptomatike të sëmundjes te fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, njoftoi sot kompania në një dokument që mbështet kërkesën e saj për autorizim për këtë grupmoshë në SHBA.

“Efikasiteti i vaksinës kundër formave të konfirmuara simptomatike të COVID-19 të paktën shtatë ditë pas dozës së dytë (…) ishte 90,7 për qind”, shkruan Pfizer në një dokument.

Këto janë rezultatet e një studimi me rreth 2 250 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, nga të cilët më shumë se 1 500 morën vaksinën dhe 750 morën një placebo.

Pjesëmarrësit u ndoqën për të paktën dy muaj pas injeksioneve.

Sipas rezultateve, duke krahasuar të dy grupet, rreziku për t’u sëmurë nga COVID-19 u zvogëlua me më shumë se 90 për qind për grupin e vaksinuar.

Laboratori sqaroi, gjithashtu, se te këta fëmijë nuk ishte vërejtur asnjë rast i miokarditit, një inflamacion i muskulit të zemrës, pas vaksinimit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.